Historia e INTERSTEEL

Korporata në qarkullim juruidik paraqitet me emrin: Fabrika për prodhimin e gypave të çelikut INTERSTEEL sh.p.k. me seli në Prishtinë.

Fabriken për prodhimin e gypave të çelikut INTERSTEEL sh.p.k. me seli në Prishtinë. rruga Mark Isaku, Nr. 37, është themeluar dhe regjistruar në vitin 2003 në Agjensionin për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (shkurt: ARBK), sipas Çertifikatës Nr. 7047637, me pronar Bujar Reka, i cili njëherit kryen edhe detyren e Drejtorit të përgjithshëm. Kapacitetet prodhuese të kompanisë janë llokuar në Prishtinë, Lagje Arbëria, në një trual me siperfaqe të përgjithshme prej rreth 8.000 m2, në vend strategjik. Korporata ka krijuar një tradite në prodhimin e produkteve të ndryshme nga çeliku si dhe plasmanin e tyre, që nga viti 2006, jo vetem në Kosovë, por edhe në vendet e rajonit (Shqipëri, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, etj.), por edhe ne Rumani dhe Turqi. Vlen të theksohet se korporata ështe shumë konkurente në treg.
Korporata ka potencial solid ekonomik, pasi dispnon me Linjën e prodhimin e gypave të metalit, si dhe me rrjetë të zhvilluar tregëtar, i cili mundeson progres në zhvillim, duke u bazuar në investimet kapitale në zgjerimin e hapsirave për punë (sigurimi i truallit në siperfaqe të përgjithshme prej rrethë 8.000m2 në lagjen Arbëria), me perspektive të rritjes së bazes ekonomike. Korporata për momentin ka të punësuar 50 punëtor, mirpo në të ardhmen, nëse korporata arrinë të realizojë planin e vet të zgjerimit e kapaciteteve prodhuese, atëhere edhe numri i punëtoreve do te rritet.

Qasja Jonë

Analiza orjenton se në Kosovë ka mundësi të zhvillohet një treg i gjërë dhe me perspektivë të mirë në pikëpamje të plasmanit të këtyre produkteve

Kompania private INTERSTEEL me seli në Prishtinë së bashku me stafin mnaxhues, pas një studimi dhe analize lidhur me kërkesat që ka tregu i Kosovës për prodhimet nga lëmia e metalurgjisë së zezë, ka konstatuar, se tregu i Kosovës dhe tregu rajonal konsumon rreth 25.000 tona të produktëve të ndryshme, dhe në kuadër të këtij tregu korporata merr pjesë me rreth 75 %, andaj kjo rrethanë mundëson jo vetem, por edhe rritjen e tyre duke bërë investime.

Faktorët ndikues në korporatë

Faktori EKONOMIK

S`ka dyshim se pas çdo lufte fillon trendi i ringjalljes dhe ekspansionit të zhvillimit ekonomik. Kjo vlen edhe në rastin e Kosovës, ku ekziston interesimi për investime të reja si tek afaristët vendas ashtu edhe tek ata të jashtëm. Zhvillimi ekonomik ndikon edhe në rritjen e fuqisë blerëse të grupeve te caktuara shoqërore dhe kjo në instanën e fundit ndikon në rritjen e kërkesës si për produkte tjera ashtu edhe për produkte tona.

Faktori POLITIK

Situara në të cilen gjendemi sot, ku ende nuk sundon sa duhet ligji, si konsolidimi jo i plotë i sistemit politikë e juridik, në aspekt të rregullimit të jetës shoqërore -ekonomikë, për momentin krojon pasiguri për zhvillimin e afarizmit, por besohet se në të ardhmen do të ketë përparim në zhvillimin e gjendjes së përgjithëshme në Kosovë.

Faktori DEMOGRAFIK

Ka analiza se ky faktorë do të dikojë në kahje pozitive në afarizmin tonë. Kjo di të rrjedhë nga segmenti i angazhimit të prodhuesve të landës së parë, si dhe angazhimi i fuqisë së re punëtore.

Traditë Afariste dhe Potencial Ekonomik

MENAXHIMI I KORPORATES DHE PUNËSIMI I FUQISË PUNËTORE

Korporata udhëhiqet / menaxhohet nga pronari i korporatës, i cili është përgjegjës për organizimin e procesit të punës dhe prodhimit.

  • Bujar Reka / Ekonomist, Drejtor i përgjithshëm
  • Burim Reka / Drejtor i prodhimit
  • Valmira Kajtazi / Menaxhere e shitjes
  • Farehdin Mehmeti / Udhëheqës financiar
  • Enver Gashi / Udhëheqës për depo dhe sigurim

Na Kontakto

Top